Staf i specializuarGranitis Sh.p.k eshte themeluar me 20/12/2002 nga Z. Isa Hyka dhe Z. loanidhis Charalampos ortakeri e perbashket Shqipetaro-Greke me seli ne qytetin e Elbasanit, Shqiperi.


Veprimtaria e saj konsiston ne prodhimin dhe tregetimin brenda dhe jashte vendit te materialeve, qe perdoren per nder- tim si llacra dhe adezive te llojeve te ndryshme, ngjitese pllakash, fino, bojake, stuko, artikuj hidroizolues, bojra per perdorim te brendshem dhe fasade, llage dekorative etj. Pajisjet teknologjike jane importuar nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Zvicera gjithashtu, patentat e prodhimit te produkteve dhe lendeve te para dhe ndihmese sigurohen nga keto vende.
Mbikeqyrja e procedurave teknologjike te prodhimit te produkteve dhe te kontrollit te cilesise se tyre realizohet nga specialists e Kompanise Gjermane Vaker-Polimer-Dowolf, kompani e cila ushtron asistencen e perhershme tekniko-shkencore prane Shoqerise “Granitis”. Ne saje te investimeve, qe jane realizuar vazhdimisht ne fushen teknologjike dhe ne trajnimin e stafit ne Gjermani, ne kemi permiresuar panderprere cilesine e produkteve tona, duke plotesuar cdo kerkese te konsumatorit.
Shoqeria “Granitis” realizoi produktet e para te saj ne fillim te vitit 2003. Rezultatet fillestare ishin modeste dhe numri i produkteve ishte i kufizuar. Ne saje te punes kembengulese dhe kerkesave te stafit drejtues te shoqerise, gama e produkteve ka ardhur vazhdimisht duke u shtuar si dhe duke e permiresuar ne menyre te panderprere, cilesine e tyre. Perkushtimi ndaj klienteve dhe rritja e cilesise se sherbimit, kane ndikuar ne menyre te natyrshme, ne zgjerimin e tregut te shitjes dhe ne rritjen e te ardhurave.Paralelisht eshte rritur shkalla e investimeve, ku synohet futja e pajisjeve dhe linjave te reja. Krahas zgjerimit dhe permiresimit te produkteve ekzistuese, ne vitin 2008, Shoqeria jone eshte gertifikuar nga Kompania e Specializuar per Standartet Nderkombetare ISO 9001-2008.Ne fillim te vitit 2012 Shoqeria Granitis rinovon “Certifikaten Nderkombetare te Komunitetit Evropian”, CE, duke synuar tregun Europian.


Sot parametrat e produkteve tona jane konkuruese me ato te importit ne menyre te specifikuar ne fushen e prodhimeve te materialeve termoizoluese dhe ngjitesve. Cilesia dhe garancia e produkteve tona ka zgjeruar dhe rritur vazhdimisht tregun ku operojme ne. Qysh prej vitit 2003 kur Granitis doli ne treg dhe deri me sot, produktet tona gjenden ne te gjitha tregjet e Shqiperise. Me synimin ambicioz per te dale ne tregjet nderkombetare me produkte cilesore te standarteve me Certificate ISO 9001-2008 dhe CE.


Misioni dhe Qellimi:
Misioni i kompanise eshte qe te jemi udheheqes nder kompanite qe ofrojne produktet e kolles dhe te lendeve te para te nevojshme ne sektorin e ndertimeve civile dhe industriale. Kjo mund te arrihet permes krijimit te standarteve te shkelqyera permes cilesise se sherbimit, te ardhurave ne rritje si dhe rentabilitetin me te larte. Qenia e nje kompanie model, e afte te terheqe, te nxise dhe te organizoje nje staf te besueshem dhe me aftesite e duhura perben nje premise te qendrueshme mbi mundesine e arritjes se permbushjes se misionitte shoqerise. Me pak fjale vizioni kryesor i kompanise eshte shnderrimi i saj ne nje entitet te suksesshem dhe te besueshem.